Telegrafi

Pas 32 ditësh Ronaldinho lirohet nga burgu pasi pagoi 1.6 milion dollar

Ronaldinho është liruar nga burgu në Paraguai pasi u plotësua lirimi me kusht, duke u paguar 1.6 milion dollarë.

Braziliani tani do të qëndrojë në arrest shtëpiak në Hotel Palma Roga në Asuncion, sipas  agjencisë së lajmeve AFP.

Ish legjenda e Barcelonës kaloi 32 ditë në burg pas arrestimit të tij, ku iu gjet pasaporte false.

Një shumë prej 800,000 dollarë është paguar edhe për vëllain e tij, i cili ishte akuzuar për të njëjtën vepër.

Dyshja u kapën me dokumentacion të falsifikuar më 6 mars.

Ronaldinho ishte ftuar në Paraguai nga një pronar i kazinosë për të marrë pjesë në disa seanca stërvitëse, si dhe promovimin e librit.

 

Ai ka qëndruar në burg sikurse të gjithë të burgosurit tjerë, ku nuk ka munguar pjesëmarrja në lojërat e organizuara brenda. /Telegrafi/