Telegrafi

Pas 30 vitesh qëndrimi në Chelsea, Todd Bohely shkarkon njeriu kryesor për terrenet e skuadrës

Chelsea ka shkarkuar shefin kryesor në Cobham, Jason Griffin pas 30 vitesh në klub. Blutë ndërprenë kontratën edhe me djalin e Griffin dhe asistentin Reisse.

Por, nuk kishte asnjë arsye zyrtare të dhënë nga gjigantët e Londrës Perëndimore për largimet e tyre të papritura.

Daily Mail raporton se klubi nuk do të komentojë për çështjet që kanë të bëjnë me personelin.

Lexo po ashtu Sipas fjalëve të pronarit të Chelseat, tifozët mendojnë se Graham Potter do të shkarkohet

Griffin u bë njeriu kryesor i terrenit stërvitor të Chelseat në vitin 2003 dhe drejtoi ekipin e madh që mbikëqyrte fushat e lojës dhe stërvitjes në Stamford Bridge, terrenin stërvitor Cobham dhe Kingsmeadoë, ku luajnë ekipet e grave dhe të lojtarëve të akademisë.

Largimi i Griffin së bashku me Reisse është ndryshimi i fundit i madh i anëtarëve kryesorë të stafit që kur Todd Boehly bleu klubin për pesë miliardë euro.

Ndryshime kanë ndodhur edhe në nivel bordi, stafi stërvitor, taktik dhe mjekësor në dhjetë muajt e fundit. /Telegrafi/