Telegrafi

Pas 26 penalltive, Gattuso fton Mourinhon që ta ekzekutojnë edhe ata nga një në ndeshjen United-Milan

Manchester United ka fituar në ndeshjen e radhës në kuadër të International Champions Cup.

Djajtë e Kuq triumfuan para shikuesve të pranishëm në stadiumin StubHub Center (Carson) të Kalifornisë kundër Milanit.

Në fakt, takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 dhe është dashur të ekzekutohen penalltitë për të mësuar fituesin.

Anglezët fituan 9-8 pas ekzekutimit të 26 penalltive, ku vendimtar ishte mos saktësia e Farnck Kessies.

Por, në një moment pas trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso i kërkoi gjyqtarit kryesor që penallti të gjuante edhe ai së bashku me strategun e Unitedit, Mourinho.

Lexo po ashtu Unitedi mposht Milanin në International Champions Cup, fitorja erdhi pas ekzekutimit të 26 penalltive

Natyrisht, kjo ishte e gjitha në kuadër të spektaklit dhe më pas dyshja u përshëndetën duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Ndryshe, Alexis Sanchez ishte golashënues për Unitedin gjersa Suso realizoi për Rosonerrët. /Telegrafi/