Manchester United ka fituar në ndeshjen e radhës në kuadër të International Champions Cup.
Djajtë e Kuq triumfuan para shikuesve të pranishëm në stadiumin StubHub Center (Carson) të Kalifornisë kundër Milanit.
Në fakt, takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 dhe është dashur të ekzekutohen penalltitë për të mësuar fituesin.
Anglezët fituan 9-8 pas ekzekutimit të 26 penalltive, ku vendimtar ishte mos saktësia e Farnck Kessies.
Por, në një moment pas trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso i kërkoi gjyqtarit kryesor që penallti të gjuante edhe ai së bashku me strategun e Unitedit, Mourinho.
Natyrisht, kjo ishte e gjitha në kuadër të spektaklit dhe më pas dyshja u përshëndetën duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.
Ndryshe, Alexis Sanchez ishte golashënues për Unitedin gjersa Suso realizoi për Rosonerrët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UveWIJTxwYM