Asnjë krem, si edhe cilido tretman kozmetik, nuk ka ndikim të tillë efikas në bukurinë tuaj siç kanë seksi i rregullt dhe orgazmat e mrekullueshme. Ja si të keni dukje të rinuar.
Është vërtetuar që seksi i rregullt shëron dhe që orgazma zgjat jetën. Krahas kësaj, kënaqja në seks ka ndikim të madh në bukurinë tuaj.
Shkencëtarët kanë llogaritur matematikisht sa orgazma janë të nevojshme të keni në mënyrë që të rinoheni, transmeton Telegrafi.
Orgazma nuk është vetëm ndjenjë e shkëlqyeshme dhe përfundim i mirë i seksit, ajo njëkohësisht është edhe ilaç, thonë shkencëtarët amerikanë të cilët kanë studiuar efektet e saj në shëndetin.
Sipas tyre, matematika është dukshëm e qartë.
Personat të cilët gjatë seksit përjetojnë së paku 200 orgazma në vit do të jetojnë më gjatë dhe do të duken gjashtë vjet më të rinj sesa gjenerata e tyre.
Efektet pozitive të orgazmës janë edhe lirim nga stresi, gjumë cilësor dhe relaksim i përgjithshëm fizik dhe psikik.
Gjatë orgazmës lirohet endorfina e cila na bën më të relaksuar dhe më të kënaqur.
Krahas kësaj, orgazma ndikon si ushtrim dhe forcon muskujt.
Disa hulumtime sqarojnë edhe që përjetimi i shpeshtë e kulmit seksual ul rrezikun nga disa lloje të kancereve, posaçërisht të kancerit të prostatës, te meshkujt. /Telegrafi/