Luisiana Lopilato ka lindur në Argjentinë dhe një pjesë të madhe të jetës së saj e ka kaluar në Kanada, ku ka krijuar familje me bashkëshortin e saj, Michael Buble.
Pas një pritjeje të gjatë 16 vjeçare, aktorja më në fund ka marrë nënshtetësinë kanadeze dhe do të ketë shtetësi të dyfishtë atje dhe në Argjentinë.
Ylli i “La Corazonada” zbuloi lajmin në rrjetet soicale me një galeri fotografish.
Ajo publikoi imazhet në Instagram ku numëron më shumë se gjashtë milionë ndjekës duke shprehur mirënjohjen e saj.
“Dua të ndaj me ju një nga gëzimet më të mëdha të jetës sime, dhe kjo është që sot më në fund u bëra një shtetase kanadeze! Tani jam edhe argjentinase edhe kanadeze. Nuk mund të ishte më mirë! Të mendosh se kanë kaluar gati 16 vjet! Bashkëshorti im dhe katër fëmijët e mi kanë lindur këtu… prandaj të qenit kanadeze është një privilegj i madh, për të cilin i jam jashtëzakonisht mirënjohëse Zotit dhe jetës”, ka shkruar këngëtarja.
Lopilato shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për bashkëshortin me të cilin ka ndarë jetën që nga viti 2011.
Aktorja e famshme dhe Buble janë të martuar që nga viti 2011 dhe janë prindër të Noah 9-vjeçar, Elias 7-vjeçar, Vida 5-vjeçare dhe më të voglin, Cielo, i cili është vetëm njëvjeçe.
Çifti ka festuar së bashku arritjet më të mira, por ka përjetuar edhe disa momente sfiduese.
Në vitin 2016, djali i tyre i madh, Noah, u diagnostikua me hepatoblastoma, një lloj i rrallë i kancerit të mëlçisë. /Telegrafi/