Disa ish-bashkëlojtarët kanë kujtuar golin e parë të Lionel Messit me skuadrën e parë të Barcelonës pas 15 vitesh.
Sulmuesi argjentinas kishte shënuar golin e parë si 16-vjeçar kundër Alvbacetes në Camp Nou.
“E kujtoj atë gol dhe pas ndeshjes e kam uruar atë”, ka thënë Giovannivan Bronckorst në një video live në Instagram.
“Tani ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, ndoshta edhe më i miri i të gjitha kohërave”.
“Ne të gjithë e dinim se ai do të shkonte kaq larg. Një talent të tillë e shikoni njëherë në jetë”.
“Me presionin se luante në skuadrën e parë të Bracelonës, si 16-vjeçar, ai kishte treguar personalitet dhe karakter”, ka hënë Juliano Belletti.
“Ai kishte luajtur vetëm disa minuta, por sa herë që e kishte prekur topin, ndodhte diçka. Ai ishte më i riu, or sjelli kënaqësi në skuadër, askush nuk ishte si ai”, ka shtuar më tej ai.
“Atë ditë, kur ai u fut në fushë, ai shënoi një gol të bukur, por gjyqtari e kishte anuluar”, ka deklaruar Demetrio Albertini.
“Një minutë më vonë, ai shënoi një gol të njëjtë. Ne e dinim se ai kishte talent, por nuk e paramendonim se do të shkonte kaq larg, ai është një alien”.
“Ai është më i miri në botë, një poet që po shkruan historinë e futbollit”.
“Ishte i turpshëm në zhveshtore dhe u fut në fushë më pas, ai djalë ishte i mahnitshëm dhe ne festuam me të kur shënoi golin sikurse vëllezër të tij të mëdhenj”, ka thënë Ludovic Giuly.
Pas atij goli, Messi ka thyer shumë rekorde dhe aktualisht është lojtari i vetëm në histori të futbollit që ka fituar gjashtë Topa të Artë. /Telegrafi/