Telegrafi

“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim, në Dibër” – Bebe Rexha bashkohet me familjarët, publikon imazhe të mrekullueshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë një moment të veçantë nga jeta e saj personale pas një performancë të jashtëzakonshme në natën e parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Pas suksesit të madh në festival, Bebe Rexha ka udhëtuar drejt Maqedonisë për të vizituar familjen e saj në vendlindjen e babait të saj, Dibër.

Ky udhëtim në Maqedoni për markon një rikthim emocional për artisten, e cila për herë të parë ka pasur mundësinë të vizitojë Kosovën dhe të performojë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në rajon.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Pas një natë të mbushur plot entuziazëm në Sunny Hill Festival, Bebe ka vendosur të kalojë disa ditë me familjen e saj, për të rifituar lidhjet dhe për të ndarë momente të vlefshme me ata që janë më të afërt.

Në llogarinë e saj në Instagram, Bebe Rexha ka shpërndarë disa imazhe të bukura nga Dibra, ku është parë duke kaluar kohë me familjen e saj të gjerë dhe duke vizituar varrin e gjyshit të saj.
Këto momente janë mbushur me ngrohtësi dhe emocione, duke përfaqësuar një rikthim të rëndësishëm në rrënjët e saj dhe në lidhjet familjare.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha ka shprehur ndjenja të thella në lidhje me këtë vizitë përmes një postimi emocionues në Instagram, ku shkruan: “Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese.

Më tutje ajo vazhdoi: “Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram