Site icon Telegrafi

Pas 12 orëve ndjekje, policia qëllon për vdekje të dyshuarin në Nju Jork, pamje nga droni të momentit dramatik

Momentet e fundit të një përplasjeje vdekjeprurëse midis policisë dhe një burri të Nju Jorkut, i cili u përplas direkt në një veturë patrullimi, u kapën nga dronët.

Policia nga qarku Steuben u telefonua në rrugën Angel në Cameron për një kontroll gjatë muajit të kaluar, ku u takuan me 50-vjeçarin e armatosur Allen Hoad i cili shtiu me pushkë në drejtim të policisë nga brendësia e shtëpisë së tij.

Hoad më pas u largua nga shtëpia në atë që dukej si ndjekja dhe rrethimi 12 orësh.

Në pamjet e filmuar me dron dhe të publikuara me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Leitia James, vetura e Hoad u filmua duke përplasur atë të policisë – duke i detyruar ata të reagojnë duke shtënë mbi të.

Dy qentë dhe Hoad shihen duke dalë nga dritarja e veturës, derisa policia e urdhëron të mos lëvizin, por një plumb i shkrepur e godet.

Në video shihet Hoad duke u rrëzuar në tokë, pak sekonda pasi del nga vetura dhe policët i afrohen për të parë gjendjen e tij – duke i telefonuar ndihmës së shpejtë.

Atij i është dhënë ndihma e parë nga mjekët e zyrës së sherifit dhe më pas është dërguar në spital, ku më vonë është shpallur i vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version