Telegrafi

Pas 12 marsit, LSDM do t’i publikojë emrat e kandidatëve për deputetë

Në LSDM ka filluar procedura rreth kandidimit të kandidatëve të ardhshme për deputetë, ndërsa bartësit e listave do të jenë të njohur në mars, kur duhet të mbahet kongresi i partisë.

Zëdhënësi Kostadin Kostadinov sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se kongresi duhet të mbahet prej 8 deri 12 mars dhe se nuk është falënderuese të spekulohet me informata të ndryshme.

“Procedura rreth kandidimit dhe evidentimit të kandidatëve të ardhshëm për deputetë gjithsesi ka filluar. LSDM-ja jep mundësi që nga qelizat e fundit të funksionimit partiak, e ato janë këshillat vendorë, të propozojnë kandidatë të tyre nga vendet prej ku ata janë dhe si parti e hapur, japim mundësi për të gjithë të cilët i njohin politikat e LSDM-së që me rrugë të vetkandidimit të parashtrojnë kandidatura në parti”.

“Rreth bartësve të listave do të presim kur të vijë radha e Kongresit të LSDM-së, i cili është organi më i lartë i vendosjes në parti, të informoheni, para kësaj nuk do të ishte falënderuese dhe do të ishte joparimore nga një parti me përgjegjësi të spekulojë me çfarëdo informata”, tha Kostadinov./Telegrafi/