Lëvizja e Edson Alvarez te Borussia Dortmund ka dështuar pas 11 orësh negociata, sipas gazetarit të afërt me Ajaxin, Mike Verëeij.
Lojtari i skuadrës holandeze dukej i vendosur për të bërë lëvizjen te gjigantët e Bundesligës dhe për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, por marrëveshja duket se ka goditur një pengesë.
Ndërsa Dortmundi ishte i përgatitur të shpenzonte deri në 40 milionë euro për 25-vjeçarin, trajneri Edin Terziz raportohet se është i lumtur të nisë edicionin 2023/24 me Emre Can në qendër të mbrojtjes.
Për Alvarez, kjo është një tjetër goditje e minutës së fundit për një lëvizje me para të mëdha, pasi kalimi i tij te Chelsea gjithashtu u anulua në orët e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit 022.
Lojtari tani duhet të shikojë klube të tjera, pasi është hera e dytë që ai e kërkon largimin nga Ajaxi.
Do të jetë shumë e vështirë për të të qëndrojë te gjiganti i Eredivisie, duket ditur se ai tashmë nuk e sheh vetën pjesë e projektit të tyre. /Telegrafi/