Harry Kane do ta mbajë gjatë në mend sfidën mes Anglisë dhe Finlandës e zhvilluar ditën e martë të 10 shtatorit.
Për sulmuesin anglez kjo ishte ndeshja e 100-të me fanellën e Kombëtares së Anglisë.
E këtë arritje Kane e festoi me dy gola të shënuar duke i dhënë edhe tre pikë Tre Luanëve.
Ish-portieri Peter Shilton mbetet i pari në listë me 125 ndeshje me Kombëtaren angleze i ndjekur nga Wayne Rooney me 120, David Beckham me 115 dhe Steven Gerrard një më pak.
Në listë janë edhe emrat si Bobby Moore, Ashley Cole, Bobby Charlton, Frank Lampard dhe Billy Wright.
Kane tani synon që pas 100 ndeshjeve të arrij shifrën e 100 golave me fanellën e Kombëtares.
The England senior men and women that have 100 caps or more to their name. 🏴@HKane is the 23rd player to join that special group ❤️ pic.twitter.com/QYGfmJ1uTJ
— England (@England) September 11, 2024
“100 ndeshjet kanë ardhur kaq shpejt, veçanërisht vitet e fundit kur luani tre turne të mëdhenj në një hapësirë të shkurtër kohe. Në ato vite kam luajtur rreth 15, 16, 17 ndeshje në vit. Është e ngjashme edhe me golat. Isha në kuotën e 30 golave dhe më pas, bam, shkova në 50 dhe më pas në 60″, tha Kane.
31-vjeçari ka shënuar 68 gola deri më tani me fanellën e Anglisë në nëntë vite prej debutimit të tij në vitin 2015. /Telegrafi/