Real Madridi ka mundësinë që edhe një herë të bëhet udhëheqës i vetëm i La Liga Santander sot (e diel) në mbrëmje, kur ata udhëtojnë për t’u përballur me Real Valladolid, pas humbjes 2-0 të Barcelonës në Valencia të shtunën pasdite.
Hera e fundit që Los Blancos ishte lideri ishte 100 ditë më parë, më 19 tetor, por humbja e tyre 1-0 nga Mallorca dha një mundësi për Barcelonën që të uzurponte kryesimin.
Që atëherë, ekipi i Zinedine Zidane nuk ka humbur më, megjithatë ata nuk kanë qenë në gjendje të bëhen lider për shkak të aftësisë së Blaugranëve për të marrë rezultate pozitive, të paktën deri të shtunën.
Në fakt, një barazim në Jose Zorrilla do të ishte i mjaftueshëm që Reali të rifitonte vendin e parë, megjithëse një fitore do t’i shihte ata të hapnin një hendek prej tre pikësh ndaj katalunasve, që mund të jetë i rëndësishëm për vazhdimin e sezonit.
Mbretërit janë në një formë mbresëlënëse aktualisht, pasi ka kaluar 11 ndeshje pa humbje në La Liga, formë e cila nëse zgjatet do t’i shikonte ata të kapnin vendin e parë në tabelë.
Barcelona pati rastin të fitojë dhe të bëjë presion ndaj Los Blancos, por tani Reali do të ketë mundësinë të bëjë të njëjtën gjë, megjithëse këtë herë Blaugranët nuk do të ketë shansin të përgjigjet në këtë ditë të ndeshjes.
Nëse ata fitojnë në Valladolid, do të ishte një lajm tjetër pozitiv për ekipin e Zidanes, të cilët fituan para disa javësh trofeun e parë sezonal duke e mposhtur Atletico Madridin me penallti në Superkupën e Spanjës.
Deri të shtunën, Barcelona kishte përputhur 11 ndeshjet e Realit si të pamposhtur, por dy rrëshqitjet në ndeshjet e fundit, barazimi 2-2 në derbin ndaj Espanyol dhe më pas humbja në Mestalla, do të thotë që ata nuk mund të përballojnë çdo gabim tjetër.
Ata gjithashtu duhet të udhëtojnë në Santiago Bernabeu për El Clasicon e dytë të sezonit në fillim të marsit. /Telegrafi/