Telegrafi

Pas “1 Familje”, 2 Ton paralajmëron projektin e radhës

2 Ton (Foto: Instagram)

Ai vetëm pak ditë më parë publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “1 Familje”.

Fjala është për reperin nga Ferizaj, 2 Ton, i cili ka paralajmëruar sërish një tjetër këngë të re.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

2 Ton (Foto: Instagram)

Ai krahas postimit tregon se projekti i radhës i tij do të publikohet shumë shpejt.

Lexo po ashtu 2 Ton publikon këngën e re “Një familje”

“Shumë shumë shpejt”, ka shkruar ai.

Artisti i njohur ndërkohë nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këngës, e cila duket se mezi pritet edhe nga fansat e 30 vjeçarit.

“1 Familje” për vetëm pak ditë ka grumbulluar një milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/