Site icon Telegrafi

Partnerja e Ronaldos raportohet se fiton afro nëntë milionë euro për një sezon nga seritë e saj në Netflix

Georgina Rodriguez

Partnerja mahnitëse e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka vazhduar të rrisë statusin si një figurë e shquar në industrinë e argëtimit me suksesin e dokumentarëve të saj në Netflix.

Pas publikimit të sezonit të tretë të “I am Georgina”, raportimet thonë se Rodriguez po fiton afro nëntë milionë euro në sezon, duke forcuar ndjeshëm portofolin e saj financiar.

Ndërsa shifrat e sakta nga Netflix mbeten të paverifikuara, media të ndryshme spanjolle dhe latino-amerikane spekulojnë se të ardhurat e saj mund të ishin rritur me edicionin e radhës.

Georgina Rodriguez

“I Am Georgina” – rikthehet e dashura e Ronaldos me sezonin e tretë

Sezoni i tretë i serialit dokumentar u publikua më 18 shtator dhe deri më tani ka fituar vlerësime të mira.

‘Reality show’ i Rodriguez-it në Netflix, i cili ofron një paraqitje të shkurtër të stilit të jetës së saj luksoze dhe marrëdhënies me një nga futbollistët më të pasur në botë, Ronaldon, ka tërhequr shikueshmëri të konsiderueshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Georgina Rodriguez

Ky sukses në një platformë të madhe jo vetëm që e ka ngritur profilin e saj publik, por edhe e ka pozicionuar atë si një biznesmene të zgjuar.

Përveç kontratës fitimprurëse me Netflix, modelja 30-vjeçare dhe influencuesja spanjolle bashkë-menaxhon një klinikë të suksesshme të transplantimit të flokëve me Ronaldon, e cila thuhet se gjeneron rreth dhjetë milionë euro në vit.

Kjo sipërmarrje i shton një shtresë tjetër suksesit të saj financiar, duke ilustruar aftësinë për të përfituar nga personaliteti i saj publik dhe për ta shfrytëzuar atë në mundësi biznesi fitimprurëse. /Telegrafi/

Exit mobile version