Telegrafi

Partnerja e McGregor ishte në qendër të vëmendjes së faqeve rozë

Conor McGregor (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Dee Devlin ‘e ka vjedhur’ spektaklin gjatë hyrjes në T-Mobile Arena të Las Vegasit me Conor McGregor, para meçit të tij me Donald Cerrone.

Partnerja e yllit irlandez kishte veshur një fustan të gjelbër të shkurtër, ndërsa ecte pas 31-vjeçarit në momentin e arritjes.

Faqet rozë i kanë kushtuar vëmendje dukjes së saj, ndërsa fotografitë dhe videot janë shpërndarë në rrjetet sociale.

(Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

McGregor u rikthye në tetëkëndësh me një fitore ‘eksplozive’ për vetëm 40 sekonda që njëherësh shënonte triumfin e tij të parë brenda tri vitesh.

Lexo po ashtu Conor McGregor rikthehet me fitore në UFC, triumfon me nokaut pas vetëm 40 sekondave ndaj Donald Cerrone

Devlin mori vëmendje edhe në momentin e urimit të partnerit të saj, të cilit i dhuroi puthjes pas fitores. /Telegrafi/

(Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)