Georgina Rodriguez dukej magjepsëse teksa mbërriti në ceremoninë e 23-të vjetore të “Latin Grammy Awards”, të cilat u mbajtën në Michelob Ultra Arena në Las Vegas të enjten (17 nëntor).
E dashura 28-vjeçare e Cristiano Ronaldos u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë kafe vezulluese me një detaj të guximshëm të ndarë deri në kofshë teksa pozonte në tapetin e kuq.
Georgina mbajti dy unaza verbuese dhe një palë vathë diamanti, të cilët u vunë në pah pasi flokët e zeza ishin futur pas veshëve. Dukja e saj elegante u kompletua me këpucë me taka ngjyrë bezhë.
Çmimet “Latin Grammy” shërbejnë për të nderuar publikimet më të mira të muzikës latine që shtrihen nga 1 qershori 2021 deri më 31 maj 2022.
“GRAMMY-të latine 2022 premtojnë të nderojnë trashëgiminë, të festojnë të tashmen dhe të përqafojnë të ardhmen e muzikës latine me një ndërgjegje të qëllimshme që ua jep atë gjeneratave të ardhshme të krijuesve të muzikës”, thuhet në faqen zyrtare të internetit.
Ndërkohë, në shtator u zbulua se Georgina do t’u tregojë fansave në serinë e dytë të shfaqjes së saj hit në Netflix për jetën e saj të begatë dhe sesi familja e saj e solli atë nga pragu i dëshpërimit pas vdekjes së një prej binjakëve të saj.
Netflix ka konfirmuar se ‘I Am Georgina’ do të kthehet së shpejti, por ende nuk e ka shpallur datën e publikimit.
Bukuroshja me origjinë argjentinase dhe partneri i saj prej gjashtë vitesh, i cili konfirmoi humbjen e tyre më 18 prill, e quajti vajzën e tyre të mbijetuar Bella Esmeralda. Çifti përveç binjakëve kanë edhe katër fëmijë të tjerë. /Telegrafi/