Telegrafi

Partneri i sparringut të Joshuas thyen heshtjen mes pretendimit se e kishte nokautuar britanikut

Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Joey Dawejko, boksieri i peshave të rënda që besohet se e nokautoi Anthony Joshuan në sparring, ka folu për herë të parë.

Ka pasur shumë konspiracione në media rreth shenjave në fytyrën e ish-kampionit të peshave të rënda para meçit me Andy Ruizin, e që në përballje u nokautua katër herë.

Joshua u detyrua ta dorëzoj meçin në raundit e shtatë, por fillimisht u rrëzua nga meksikano-amerikani dy herë në raundit e tretë dhe dy herë në të fundit.

Joey Dawejko (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images for Golden Nugget Atlantic City/Guliver)

“Isha në kamp stërvitor me Anthony Joshua, Deontay Wilderin, Wladimir Klitschkon dhe Andy Ruziin, që të gjithë ishin fantastik dhe ishte një kënaqësi të punoja me ta”, ka thënë fillimisht Dawjeko.

“Kam mësuar shumë gjëra rreth talentit tim në boks dhe mund të them me sigurinë e 100 për qind se jam në nivelin e tyre dhe besoj se në të ardhmen do të bëhem kampion i peshave të rënda në boks. Nuk ka asnjë boksier i peshave të rënda lëvizje si të mijat”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu Promoteri i Ruizit e paralajmëron Joshuan për rimeçin

Kjo deklaratë e Dawjekos se ishte në seancën stërvitore të Joshua, lë të kuptohet se ai e ka nokautuar britanikun para meçit me Ruizin.

Britaniku dhe meksikano-amerikani mund të ripërballen në fund të këtij viti, e që natyrisht se do të jetë përballja më interesante e këtij viti. /Telegrafi/