Telegrafi

Partneri i sparingut i AJ: Kam marrë kërcënime me vdekje për spekulimet se e kam nokautuar Joshuan, nuk flas kurrë për atë që ndodh në stërvitje

(Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/Instagram)

Joey Dawejko ka thënë se asnjëherë nuk do t’i konfirmojë thashethemet se ka nokautuar Anthony Joshuan gjatë stërvitjeve para meçit ndaj Andy Ruiz Jr.

Britaniku e pësoi humbjen e parë në karrierë në Madison Square Garden në New York gjatë këtij muaji dhe i humbi të gjithë titujt. Për më shumë, ai u rrëzua plot katër herë gjatë duelit që përfundoi në raundin e shtatë me nokaut teknik.

Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Pas meçit pati thashethemet të shumta, ndërsa një prej tyre ishte kinse partneri i sparingut, Joey Dawejko, e kishte nokautuar 29-vjeçarin në stërvitje disa ditë para përballjes. Këtë spekulim e ndihmoi edhe fakti se AJ kishte një mavijosje në fytyrë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anthony Joshua

“Dëgjoni, e respektoj jashtëzakonisht shumë Anthony Joshuan. Nuk do të flas për asgjë. Nuk ka tregime për sparing, nuk jam ai lloj boksieri. Kam qenë në kamp me shumë njerëz, shumë kampionë të peshave të rënda, asnjëherë nuk flas për sparing, është një lloj vëllazërie e boksit, prandaj nuk flas kurrë për këtë temë. As që dua të flas, sepse është bezdisëse”.

“Kam marrë kërcënime me vdekje dhe gjithçka në Instagram për atë, por ashtu është. Asnjëherë nuk kam thënë asgjë, njerëzit thonë se unë e kam thënë dhe gjëra të tilla, sinqerisht, nuk dua të kem të bëj më me këtë temë”, ka deklaruar Dawejko për FightHype. /Telegrafi/