Ato janë shumë të bukura, më këmbë të gjata dhe linja perfekte, mishërim i elegancës dhe hijeshisë. fare normale, janë modele.
Po kush është pranë këtyre vajzave që i pëlqen gjithë bota? Asgjë e papritur. Janë përsëri meshkuj që kushdo do i pëlqente, ose aty afër, por e rëndësishme është që bashkë ndihen dhe duken bukur.
Afërdita Dreshaj
Shqiptarja nga Mali i Zi, prej kohësh është në një marrëdhënie dashurie në Shtetet e Bashkuara ku jeton, me lojtarin çek të hokeit në akull Jakub Kindl.
Xhesika Berberi
Xhesika e ka deklaruar marrëdhënien e saj zyrtare me partnerin edhe pse në morinë e fotove të saj ai shfaqet rrallë, por nuk duhet shumë për të kuptuar që Xhesika dhe Evald Balla janë në harmoni të plotë.
Almeda Abazi
Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare është prej kohësh e dashuruar me aktorin, gjithashtu shumë të pëlqyer në Turqi, Tolgahan Sayisman.
Adrola Dushi
Adrola Dushi është martuar me Adis Patushin pasi ishin bërë edhe prindër të një djali. Të dy shumë të rinj, ata janë shpesh bashkë në evente dhe festa, por pse jo ndonjëherë edhe në ndonjë photoshoot të Adrolës.
/RevistaClass/