Site icon Telegrafi

Partnerët e koalicionit me dallime rreth demarkacionit

Partnerët e koalicionit PDK-LDK kanë nisur të shfaqin dallime edhe sa i përket Marrëveshjes për shënimin e vijës së kufirit me Malin e Zi.

Pas partive opozitare tani edhe partneri më i madh në qeveri ka kërkuar mos kushtëzim të liberalizimit të vizave me demarkacion të kufirit me shtetin malazez, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë të Qeverisë e kanë quajtur joserioze çfarëdo kërkese për rinegocimin e kësaj çështjeje, duke premtuar se së shpejti do ta procedojnë në Kuvend. Por në PDK thonë se ka ende hapësirë që ekspertët ta thonë fjalën e vet.

Teksa kanë përmendur Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, si opsioni i fundit juridik që do të vendoste gurin e kufirit me Malin e Zi, zyrtarë të partisë më të madhe kanë kërkuar debat të hapur, korrekt dhe mobilizim të përgjithshëm rreth kësaj teme.

Ata kanë risjellë edhe shembullin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, shtete këto të cilat as pas 25 vjetësh nuk e kanë zgjidhur kontestin kufitar, i cili kishte përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Derisa ish-subjekti që ka udhëhequr ka lëvizur nga qëndrimet e mëhershme, presidenti Hashim Thaçi, si njëri prej nënshkruesve të Marrëveshjes së demarkacionit vazhdon të jetë në një vijë me kryeministrin Mustafa.

Exit mobile version