Site icon Telegrafi

Partizani afër sulmuesit të Lazios, Brayan Perea?

Prej javësh është bërë publik interesimi i Partizanit për sulmuesin kolumbian Brayan Perea, i cili ka vite që është pjesë e Lazios, por huazohet prej tri sezonesh dhe as te Perugia, as te Troyes në Francë e as te Lugo në Spanjë nuk ka arritur të shpërthejë.

Sipas lazionewws24.com, Lazio tani mendon ta largojë përfundimisht, për dy arsye: lojtari nuk po zhvillohet dhe duhet liruar një vend ekstrakomunitari, për të afruar një futbollist tjetër nga Amerika e Jugut ose Afrika.

Problemi është se asnjë klub nuk e do Perean, ose vetëm falas janë të interesuar, ndërsa Partizani është i vetmi klub që ka shfaqur interes për huazim, transmeton 360grade.al.

Te Partizani i ofrojnë një vend në formacion dhe shansin për të rindërtuar karrierën.

Exit mobile version