Telegrafi

Partitë që pritet ta formojnë qeverinë e re të Italisë, premtojnë dëbimin e gjysmë milioni refugjatësh

Luigi Di Maio nga Lëvizja Pesë Yjet L5Y dhe Matteo Salvini nga Ekstremi i Djathtë e njohur si Liga, kanë përafruar qëndrimet dhe janë gati të formojnë qeverinë e re të Italisë.

Gjatë prezantimit të programit, ata premtuan se do të dëbojnë gjysmë milioni refugjatë, ndërsa do të ashpërsojnë ndalimin e hyrjeve ilegale, transmeton Telegrafi.

Programi i këtyre partive, po shihet si sfida më e madhe për autoritetin dhe kohezionin e Bashkimit Evropian, që nga Brexit-i.

Manifesti prej 58 faqesh, kërkon rishikim të qeverisjes dhe rregullave të shpenzimeve të vendosura nga Brukseli. Në të kërkohet për rekrutimi i më shumë policëve, ndërtimin i burgjeve të reja, si dhe largimi i vendbanimeve të romëve në qytete dhe fshatrat e ndryshme italiane.

“Janë më shumë se 500 mijë refugjatë, pa asnjë të drejtë qëndrimi” thuhet në dokument, ku bëhet thirrje për përshpejtimin e ndryshimit të normave për dëbim dhe riatdhesim.

Sipas planeve të tyre, refugjatët do të dërgohen në “qendrat e qëndrimit të përkohshëm”, që do të ndërtohen nga një, në 20 regjionet e Italisë.

Në anën tjetër, De Maio dhe Salvini janë në bisedime se cili prej tyre do të bëhet kryeministër, teksa pritet që të hënën ta kenë një takim në Romë me presidentin Sergio Mattarella. /Telegrafi/