Telegrafi

Partitë politike sot do ta nënshkruajnë Kodin për parandalimin e dhunës gjatë zgjedhjeve parlamentare

Partitë politike sot në 5 minuta në 12 të orës për do të nënshkruajnë Kodin për parandalimin e dhunës përgjatë zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 e cila është përgatitur nga projekti “Parandalim gjatë zgjedhjeve të 2016”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon menaxheri i projektit, Nelko Nellkovski, Kodi përbëhet nga pesë parime: paqe, jo dhunë, komunikim, bashkëpunim dhe veprim pozitiv.

‘Partitë politike detyrohen të respektojnë Kodin për proces të qetë zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 11 dhjetor në periudhën para zgjedhjeve, gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve dhe të refuzojnë dhe të dënojnë çdo dhunë. Përveç kësaj, ata marrin përsipër të ndajnë informacione me rëndësi për qytetarët të përfshirë në zgjedhjet parlamentare, si dhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore, partitë politike, OJQ-të dhe organizatave ndërkombëtare të përfshira në procesin zgjedhor, në mënyrë për të parandaluar dhunën në zgjedhje’, tha Nelkovski.

Ai theksoi se nënshkruesit e Kodit angazhohen edhe për sjellje pozitive, si dhe të kujdesen për jetën, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të përfshirë në procesin zgjedhor gjatë implementimit të të gjitha aktiviteteve partiake.

Kodi për jo dhunë partitë politike e nënshkruajnë para çdo procesi zgjedhor.

Këtë vit, megjithatë, procesi zgjedhor do të jetë nën mbikëqyrje më të madhe, e cila lë pak hapësirë për dhunë. /Telegrafi/