Qendra për dialog ndërkombëtar kreativ në periudhën prej 15 marsit deri 5 prill, ka realizuar hetim për përceptimin e popullsisë mbi simbolet kombëtare, lidhja e tyre me partitë politike dhe ndikimi i tyre në sjelljen e përditshme të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas rezultateve, dy partitë më të mëdha maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM në aktivitetet e tyre kanë përdorur simbolet kombëtare, që sipas qytetarëve, ato janë pronë kombëtare dhe jo partiake.
“Në Maqedoni, 10 vitet e fundit është periudha e përdorimit të simboleve nacionaliste dhe memories kulturore të cilën e kujtojmë nga e kaluara. Jo gjithkund, por simbolet keqpërdoren për tubime, për mitingje ku këndohen kënge nga periudha e revolucionit, përdorin identitetin nga periudha e revolucionit e për periudha tjera. Kështu që këta simbole kombëtare përdoren për imazhin e ndonjë partie politike dhe mendojnë se me atë do e krijojnë identitetin e tyre, ndërkaq ajo në fakt po keqpërdoret”, deklaroi Daniella Nikollova, koordinatore e projektit.
Hulumtimi është realizuar gjatë pesë muajve të kaluar, periudhë e cila sipas realizuatorëve ka qenë e qëlluar për të nxjerrë rezultate të sakta, pasi ka pasur zhvillime të shumta politike dhe protesta, të cilat kanë ndihmuar që hulumtimi të bazohet në zhvillimet aktuale./Telegrafi/