Takimi i mbajtur në orët e vona mbrëmjen e kaluar mes partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave ka përfunduar pa marrëveshje.
Aty është diskutuar për këto çështje: Demarkacionin-Asociacionin, shndërrimin e FSK-së në Ushtri, pozitën e Listës serbe karshi institucioneve, situata në veri të Mitrovicës dhe për ligjin e partive politike, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.
Sipas këtyre burimeve, nuk ka pasur ndonjë marrëveshje pos diskutimeve të shumta në takim.
“Opozita për ushtri kanë kërkuar që të ndryshoj propozimin e presidentit por në parim po mbështetet nga të gjitha partitë politike”, bëjnë të ditur burimet.
Ndërkaq, partitë politike pozitë- opozitë do të kenë dhe një takim të radhës, i cili ende nuk është caktuar se kur do të mbahet./Telegrafi/