Telegrafi

Partitë nënvlerësojnë tryezën e 3 gushtit për demarkacionin (Video)

Partitë politike në Kosovë nuk po e marrin shumë seriozisht debatin shkencor për çështjen e demarkacionit. Edhe pse koha e mbajtjes se kësaj tryeze po ofron, ato ende nuk kanë vendosur se kush do t’i përfaqësoj në debatin e organizuar nga Kryesia e Kuvendit.

Në partinë më të madhe në vend, PDK, thonë se kjo çështje as qe është diskutuar në kryesi.

Madje, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Basri Musmurati është pesimist për rezultatet e kësaj tryeze.

As Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së nuk ka zbuluar se kush nga do të prezantojnë LDK-në në këtë tryeze.

Veliu ka refuzuar të flasë për pritshmërie e kësaj tryeze me pretekstin se është duke u marrur me një punë tjetër.

Situata e ngjashme është edhe tek partitë opozitare.

Një ditë më parë në emisionin kontakt, anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani ka deklaruar se kjo çështje ende nuk është diskutuar në parti.

E, inicuesi i kësaj tryeze, deputeti Shpejtim Bulliqi, ka paralajmëruar publikimin e fakteve të reja në këtë tryezë e më të cilat sipas tij, do të dëshmohet se marrëveshja është e dëmshme për vendin.