Telegrafi

Partia Liberale: Ta kthejmë dinjitetin e arsimit në Maqedoni

Përmes një njoftimi për meda, Partia Liberale u është qasur mangësive në arsimin në vend, që sipas tyre, e kanë bërë sistemin arsimor, të pa rëndësishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti konsideron se arsimi i tanishëm në vend ka përjetuar devijime që sipas tyre, ka shkaktuar rënien e cilësisë, duke konsideruar se politikanët dhe funksionarët e kanë haruar kategorinë e fëmijëve.

Prandaj, Liberalët bëjnë thirrje për kthim të dinjitetit të arsimit dhe profesorëve, përmes disa masave, siç janë: heqja e programit ”Cambridge”, heqja e notimit integral, heqja e testimit intern dhe ekstern, caktimi i një standardi prej 25 nxënëse në një klasë, etj./Telegrafi/