Partia liberale nëpërmjet një kumtesë thotë se e inkurajon Qeverinë dhe ministrinë e Financave, ta ndryshojë Ligjin e lojërave të fatit lojërave zbavitës ashtu siç e bëri Republika e Shqipërisë dhe se për këtë qëllim është e nevojshme t’i hek aktivitet e lojërave elektronike (slot machines) në vendet e populluara.
Sipas tyre, me fenomene të këtilla nuk ka komb dhe shtet të shëndoshë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për këtë shkak kërkojmë që të gjithë kazinotë dhe bastoret sportive që tashmë gjenden në numër të madh në rrugët kryesore në qytet dhe fshatrat e Maqedonisë dhe në afërsi të institucioneve arsimore, kërkojmë që basti sportiv të zhvillohet vetëm në internet platformë ndërsa kazinotë të jenë vetëm te hotelet e kategorive të larta, apo në zona për larg nga vendet e populluara”, thuhet në kumtesën e tyre./Telegrafi/