Telegrafi

Partia Fjala sot zhvilloi fushatën në Podujevë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Partia Fjala sot në Podujevë zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Edhe në Podujevë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, Fjala nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.

Kryetari i Fjalës, Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.

Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.

Kelmendi potencoi që qytetarët e komunës së Podujevës në krye me burrin e madh, heroin Zahir Pajazitin, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Por ata sot nuk po e gëzojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar.

Kelmendi në fund prezantoi edhe kandidatët për deputet nga Podujeva:

Xhevdet Maloku – magjistër i ekonomisë.

Driton Rexhepi- jurist.

Faruk Aliu- ekonomist.

Kandidati për deputet nga Podujeva Xhevdet Maloku tregoj se prioritet i tij mbetet zhvillimi ekonomik i vendit.