Site icon Telegrafi

Partia Fjala distancohet nga deklarata e ish kandidatit të tyre për Malishevën, Bedri Bytyqi

Partia Fjala është distancuar nga deklarata e anëtarit të kësaj partie, Bedri Bytyçi, i cili sot u ka bërë thirrje hoxhallarëve të mos e varrosin Hilmi Haradinajn – babain e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ne cilësojmë se një deklaratë e tillë ka qenë e ngushtime dhe jo e duhur”, thuhet në kumtesën e Fjalës.

Lexo po ashtu Imami Bedri Bytyqi nga Rahoveci apelon të hoxhallarët: Mos shkoni në varrim të Hilmi Haradinajt

“Deklarata e tillë nuk përkon me frymën e subjektit tonë politik”.

“Ne respektojmë çdo qytetar të Republikës Kosovës, e në veçanti Hilmi Haradinajn i cili ka rritur dhe edukuar dëshmorët Shkelzen e Luan Haradinaj”.

Partia Fjala më këtë rast ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Ramush Haradinaj, familjes Haradinaj dhe gjithë qytetarëve për vdekjen e Hilmi Haradinajt.

Lexo po ashtu Kryetari i Rahovecit: Prokuroria ta arrestojë hoxhën, përdori gjuhë raciste ndaj Hilmi Haradinajt
Exit mobile version