Stanislas Guerini, udhëheqësi i partisë qendrore të cilës i përket gjithashtu presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të tërhiqte kandidaturën e kolegut të partisë sepse ajo ishte fotografuar e veshur me shami në kokë për qëllimin e krijimit të një posteri parazgjedhor.
Guerini ndihmoi Macronin të formonte partinë Republika në Lëvizje (LREM) në vitin 2016.
Ai reagoi ndaj veprimit të inxhinierës, Sara Zemmahi e cila është kandidate në qytetin Montpellier. Zemmahi, së bashku me tre kandidatë të tjerë, u fotografua e veshur me shami.
Les valeurs portées par LREM ne sont pas compatibles avec le port ostentatoire de signes religieux sur un document de campagne électorale. Soit ces candidats changent leur photo, soit LREM leur retirera leur soutien. https://t.co/7jBY4sGH2j
— Stanislas Guerini (@StanGuerini) May 10, 2021
Fotoja u shpërnda në Twitter nga Jordan Bardella, një deputet i Partisë Kombëtare të ekstremit të djathtë (RN), dhe më pas reagoi ndaj Guerini.
“Theksimi i veçorive fetare në materialet zgjedhore nuk është në përputhje me vlerat e LREM. Ose kandidatët do të ndryshojnë foton ose LREM do të tërheq mbështetjen për kandidaturën”, shkroi Goerini në Twitter.
Në Francë, zbatohet një formë e sekularizmit e quajtur laicizëm, e cila lindi si rezultat i ndarjes së rreptë të shtetit dhe kishës. Është e ndaluar të shfaqen simbole fetare në shkolla dhe dëshira e ekstremit të djathtë është që ky ndalim të zbatohet për tërë hapësirat publike. /Telegrafi/