Lëvizja politike e presidentit francez, Emmanuel Macron, mbrëmë zyrtarisht ka ndryshuar emrin në Rilindje.
Lëvizja e Macronit u themelua një vit para se të fitonte mandatin e parë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017, dhe ishte instrument vital për sigurimin e mandatit të dytë gjatë këtij viti, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se themeluesi i saj nuk ka të drejtë të kandidojë për mandatin e tretë, Lëvizja e Republikës (LREM) do të reformohet nga rrënjët dhe të shndërrohet në një parti klasike e cila do mëton zgjerimin e numrit të votuesve.
Delegatët mbrëmë në kongresin që u mbajt në Paris, vendosën që partia në të ardhmen të quhet Rilindja.
“Pa unanimitet, do të mbizotërojë ekstremi”, porosit Macron që do të jetë president nderi i partisë.
Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit presidenciale, Macron mund të Marine Le Pen, e cila fitoi 41 për qind të votave.
E një muaj më vonë, partia e tij humbi shumicën absolute në Parlamentin francez. Kreu zyrtar i partisë do të jetë Stephane Sejourne. /Telegrafi/