Telegrafi

Partia e Erdoganit kërkon rinumërimin e të gjitha votave të Stambollit

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e udhëhequr nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të kërkojë nga Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) i vendit për një rinumërim të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet lokale në Stamboll.

Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e 31 marsit i dhanë një fitore të ngushtë kandidatit për kryebashkiak të Partisë Republikane Popullore (CHP) në Stamboll.

“Ne zgjodhëm rrugën për të eliminuar gabimet numerike. Por kjo nuk ka mbaruar”, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i AKP-së, Ail Ihsan Yavuz, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Në shtatë zona të Stambollit do të rinumërohen votat

Partia ka apeluar për një rinumërim të plotë në Beyoglut, një nga 39 rrethet e votimit në të gjithë qytetin më të madh të Turqisë.

“Ne do të kërkojmë në YSK për rinumërimin e të gjitha votave në 38 rrethe (të tjera)”, tha Yavuz.

Lexo po ashtu Ankimoi zgjedhjet, Erdogan: E drejtë e jona

AKP ka qenë në pushtet në nivel kombëtar që nga viti 2002, por Erdogan dhe paraardhësit e tij kanë dominuar dy qytetet më të mëdha të Turqisë për një çerek shekulli. /Telegrafi/