Site icon Telegrafi

Partia e Drejtësisë dënon ashpër sulmet terroriste në Cyrih dhe Berlin

 Partia e Drejtësisë ka dënuar fuqishëm sulmet terroriste në tregun e Krishtlindjeve në Berlin të Gjermanisë dhe tjetrin në Xhaminë e Cyrihut të Zvicrës.

 “Çdo sulm që ka në fokus civilët e pafajshëm janë të papranueshme dhe si të tilla Partia e Drejtësisë i dënon dhe i konsideron të rrezikshme për rendin dhe sigurinë në mbarë globin.

Terrori nuk njeh popull, fe, racë as komb, andaj bashkëndjemë dhimbje dhe solidarizohemi me popullin e Gjermanisë dhe të Zvicrës.

 Të gjithë duhet të bashkohemi kundër së keqes që sot e gjithë bota po e përjeton, është koha që të gjithë të jemi bashkë kundër terrorit që po ndodh si në Siri, Turqi, dhe sonte në Gjermani dhe Zvicër”, thuhet në njoftimin e PD-së.

 Partia e Drejtësisë shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë të të plagosurve.

Exit mobile version