Site icon Telegrafi

Partia e Boshkoskit pohon t’i ketë marrë anëtarë partisë së Gruevskit

Partia e Ljube Boshkoskit, ”Të Bashkuar për Maqedoninë”, deklaron se anëtarë të OBRM-PDUKM-së së Gruevskit, çdo ditë e lëshojnë këtë parti dhe i bashkangjiten Boshkoskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, koha e politikanëve që deklarojnë patriotizëm të rrejshëm ka përfunduar. Kjo parti i inkurajon anëtarët e ndershëm të OBRM-PDUKM-së që të vazhdojnë ta braktisin Gruevskin dhe t’i bashkangjiten partisë së Boshkoskit./Telegrafi/

Exit mobile version