Partia e Ashkalinjve për Integrim ka njoftuar se ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj partie, Gani Elshani përmes një postimi në Facebook.
“Njoftim për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim . Prishet koalicioni PAI me VV në nivel qendror. Largohen nga detyra zv.ministri dhe këshilltarët”, ka shkruar Elshani.
Por i njëjti pas disa minutash ka fshirë nga llogaria e tij në Facebook këtë postim, dhe nuk dihen arsyet përse.
Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.
Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet, Bekim Arifin. /Telegrafi/