Pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ka reaguar Partia Demokratike Turke.
PDT ka shprehur shqetësimin, duke thënë se Turqia vazhdimisht ka qenë kundër kësaj dhe deputetët turq në Kuvendin e Kosovës e kanë konsideruar si hap të gabuar.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe të brengosur nga hapja e Ambasadës në Jeruzalem, statusi ndërkombëtar i së cilës është nën mbrojtje me rezolutat e KB. Pavarësisht këshillave të vendeve evropiane, Republikës së Turqisë dhe paralajmërimeve tona në Parlament, qeveria, e cila gjithashtu ka dalë nga marrja e mbështetjes së popullit të Kosovës, ka diskutuar këtë hap të gabuar që vendi po përpiqet ta finalizojë”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, hapja e Ambasadës në Jerusalem, do të ketë efekte të drejtpërdrejta negative në proceset diplomatike mes Kosovës dhe Turqisë dhe politikat e shtet-ndërtimit.
“Si parti, ne shprehim respektin tonë për popullin e Kosovës dhe do të jemi ndjekës të të gjitha fushave për të rishikuar këtë vendim të gabuar”, thuhet tutje.
Ndryshe, Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës thuhet se vendosja e selisë së Ambasadës së Kosovës në Shtetin e Izraelit në Jerusalem bazohet në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe zotimit të qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë izraelite dhe administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti./Telegrafi/
KAMUOYU AÇIKLAMASI
BM kararlarıyla uluslararası statüsü koruma altında olan Kudüs’te Büyükelçiliğin açılmasını derin…
Posted by KDTP – Kosova Demokratik Türk Partisi on Sunday, March 14, 2021