Site icon Telegrafi

Partia Demokratike e Turqve në zgjedhjet e 12 prillit do të shkojë bashkërisht me LSDM-në

 

Partia Demokratike e Turqve në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues dhe Kuvendit Qendror të partisë, vendosi që të koalicionojë me LSDM-në në njësinë zgjedhore numër gjashtë dhe katër.

Në këto mbledhje, kryetari i kësaj partie, Bejxhan Iljas, anëtarëve të tyre u përcolli informacionet rreth takimeve me partitë që shfaqën interes për koalicion parazgjedhor, dhe me këtë u theksuan propozimet e marra në këto takime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas diskutimeve anëtarët e Kuvendit Qendror dhe Këshillit Drejtues të kësaj partie unanimisht sollën vendim të shkojnë në koalicion parazgjedhor me LSDM-në në zgjedhjet e 12 prillit.

Njëherit në mbledhje u përzgjodhën edhe kandidatët për zgjedhjet kuvendare, në njësinë numër gjashtë do të garojë kryetari i partisë, Bejxhan Iljas, ndërsa në njësinë zgjedhore numër katër, sekretari i përgjithshëm i partisë, Enver Husein./Telegrafi/

Exit mobile version