Telegrafi

Partey do të mungojë në fillim të sezonit për Arsenalin

(Fotomontazh: Daily Mail)

Thomas Partey pritet të mungojë në fillimin e sezonit të Arsenalit si pasojë e lëndimit të nyjës së këmbës në ndeshjen e të dielës kundër Chelseat.

Ganezi u detyrua ta lëshonte fushën pas gjysmë ore lojë, në ndeshjen e parë të turneut ‘Mind Series’, të cilën Topçinjtë e humbën me rezultat 2-1.

Duke folur pas takimit, trajneri Mikel Arteta pranoi se lëndimi nuk dukej mirë, ndërsa skanimet e realizuara gjatë të hënës treguan se ai do të mungojë për një kohë.

(Foto: AFP/Getty Images/Daily Mail)

Në bazë të burimeve pranë lojtarit, ai pritet të mungojë disa javë, megjithëse nuk është caktuar kohëzgjatja e saktë e mungesës.

Partey pritet të mungojë së paku në sfidën hapëse të Arsenalit për sezonin 2021/2022 në Brentford që zhvillohet më 13 gusht.

Në ndërkohë, pritet që mungesa e tij të mos jetë afatgjatë, megjithëse i ka lënduar ligamentet e nyjës, ndërsa nuk do të ketë nevojë për operacion. /Telegrafi/