Thomas Partey i ka thënë klubit të tij, Atletico Madrid, që dëshiron të bashkohet me klubin anglez, Arsenalin.
Partey ka një klauzolë lirimi prej 43 milionë funtesh në kontratën e tij dhe klubi nga La Liga kishte shpresuar ta lidhë atë me një marrëveshje të re.
Por, sipas The Telegraph, Partey i ka thënë se ai dëshiron të shkojë në Emirates në fund të sezonit.
Atletico gjithashtu mban interesim të dukshëm për sulmuesin Alexandre Lacazette, i cili mund të largohet këtë verë.
Los Rojiblancos janë të hapur për të shkëmbyer lojtarët duke marrë shmangur shpenzimet në këtë kohë pandemie. /Telegrafi/