Edhe pse pas shumë raportimeve që procesi zgjedhor po shkonte në rregull dhe pa incidente, megjithatë gjatë të dieles janë hasur edhe disa parregullsi. Fjala është për falsifikim të rezultatit të votave.
E policia në raportin e saj ka njoftuar se në qytetin e Podujevës, janë hasur dy raste të falsifikimeve të tilla.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet. Po ashtu ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia.
Mirëpo nuk ishin vetëm këto rastet e vetme gjatë të dielës të cilat janë raportuar në polic, parregullësi kishte edhe në Fushë Kosovë, Viti, Suharekë, Prizren, Mamushë, Pejë dhe Malishevë.
Rastet e plota sipas raportit të policisë:
FALSIFIKIM I REZULTATEVE TË VOTAVE
F. Kosovë, 17.10.2021-19:44. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se, të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .
KEQPËRDORIM I TË DREJTËS SË VOTIMIT
Podujevë, 17.10.2021-16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet.
PARANDALIM I USHTRIMIT TË SË DREJTËS PËR Të VOTUAR
Podujevë, 17.10.2021-14:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga person-a të panjohur të cilët dyshohet se kanë kryer veprën më lartë. Rasti është duke u hetuar.
KEQPËRDORIM I DETYRËS ZYRTARE GJATË VOTIMIT
Viti, 17.10.2021-15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka shkuar në qendrën e votimit për të kryer obligimin ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT
Suharekë, 17.10.2021 – 09:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një qendër të votimit kishte kryer veprën e cekur më lartë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
CËNIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT
Prizren, 17.10.2021 – 14:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Mamush, 17.10.2021 – 17:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT & KANOSJE
Pejë, 17.10.2021-14:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën më lartë dhe më pastaj në dalje e ka kanosur verbalisht viktimën. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti në procedurë .
PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT
Malishevë, 17.10.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë procesit të votimit ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
CENIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT
Skenderaj 17.10.2021-12:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .
PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT
Skenderaj, 17.10.2021-17:30. Është raportuar se në qendrën e vend –votimit i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e shënuar më lartë . Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/