Site icon Telegrafi

Parregullësitë zgjedhore mund t’i paraqitini edhe tek Avokati i Popullit në ditën e zgjedhjeve

Në zyrat e Avokatit të Popullit, të dielën më 11 dhjetor gjatë zgjedhjeve të parakohshme, në periudhën prej orës 7 deri 19, do të funksionojë lidhje telefonike pa pagesë ku qytetarët do të mund t’i paraqesin parregullësitë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri që mund të paraqiten qytetarët është 0800-54321, gjithashtu edhe shtatë zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanpovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve që sa më lehtë të realizojnë të drejtën e tyre të votës./Telegrafi/

Exit mobile version