Site icon Telegrafi

Parqet e Aventurave më të bukura në Itali dhe Evropë: Të gjitha emocionet për t’i përjetuar bashkë me fëmijët në natyrë

Kemi përzgjedhur disa nga parqet më të bukura në Itali dhe Evropë për t’iu ndihmuar të planifikoni agjendën tuaj të udhëtimit të radhës.

Nga Italia e deri në Islandë, duke kaluar nëpër Zvicër dhe në Ballkan.

Nuk nevojitet shumë për t’u argëtuar: mjafton të merrni në valixhe ndonjë veshje dhe këpucë sportive – adresat dhe të gjitha informatat e tjera ua japim ne.

Në zonën më të paprekur të Kosovës perëndimore, Parku i Aventurave të Pejës është një ndër parqet më argëtuar të Gadishullit të Ballkanit.

I pozicionuar mbi një kodër të lartë 900 metra mbi nivelin e detit, Parku ofron aktivitete t ë ndryshme për të rritur dhe fëmijë: shirita për t’u ngjitur, me vështirë të ndryshme, shkallë litari përplot adrenalinë nëpër pemët e pyllit, një zipline dhe një luhatëse gjigante 14 metra të lartë që të dhuron një panoramë të mrekullueshme të pyjeve dhe qytetit të Pejës.

Exit mobile version