Telegrafi

Parma – Juventus, formacionet zyrtare: Pirlo luan me Ronaldon dhe Moratan në sulm

Juventusi do të kërkojë të kthehet te fitorja në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A, kundër Parmas si mysafir.

Zonja e Vjetër ka gjashtë fitore dhe gjashtë barazime këtë edicion, ndërsa Parma vjen pas katër ndeshjeve pa humbje.

Juventusi në këtë ndeshje vjen pas barazimit 1-1 ndaj Atalantas.

 

Andrea Pirlo për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Morata e Ronaldo.

Në anën tjetër Parma do të luajë në sulm me Gervinho dhe Cornelius.

Ndeshja fillon në ora 20:45.


Parma: Sepe; Iacoponi, Alves, Osorio, Gagliolo; Kucka, Hernani, Kurtic, Sohm; Gervinho; Cornelius

Juventus: Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Kulusevski, McKennie, Bentancur, Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo.

 


/Telegrafi/