Site icon Telegrafi

Parlamenti i Turqisë pranon të mbajë votimin e vonuar për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Ligjvënësit turq janë pajtuar për votimin e vonuar për ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, në një hap që mund të heqë një pengesë të madhe për hyrjen e vendit nordik më parë të paangazhuar në aleancën ushtarake.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka zvarritur ratifikimin e pranimit të Suedisë për më shumë se një vit, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që i konsideron si kërcënime të sigurisë.

Siç raporton AP, ajo ka kërkuar lëshime nga Suedia, duke përfshirë një qëndrim më të ashpër ndaj militantëve kurdë dhe anëtarëve të një rrjeti që Ankaraja fajëson për grushtshtet të dështuar në vitin 2016, transmeton Telegrafi.

Turqia është zemëruar gjithashtu nga një seri demonstratash nga mbështetësit e partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit në Suedi, si dhe nga protestat për djegien e Kuranit që tronditën vendet myslimane.

Muajin e kaluar, komiteti i punëve të Jashtme të parlamentit dha pëlqimin për ofertën e Suedisë në fazën e parë të procesit legjislativ, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u dërgoi ligjvënësve protokollin e pranimit për miratim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version