Site icon Telegrafi

Parlamenti Studentor me aksion simbolik para Rektoratit të UP-së, ankohen për kushtet

Një aksion simbolik është organizuar nga Parlamenti Studentor para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku u kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre lidhur me aktivizimin e Fakultetit të Bujqësisë si dhe me renovimin e bibliotekave të njësive akademike.

Këto kërkesa studentët i kanë parashtruar tashmë gati një vit tek Këshilli drejtues dhe tek menaxhmenti i rektoratit.

Kryetari i parlamentit studentor, Çlirim Hoti tha se askush nuk është marr me kërkesat për plotësimin e kushteve elementare për studim, raporton kp.

Ai tha se ka humbur fokusi dhe interesimi për plotësimin e kërkesave të studentëve nga organet drejtuese.

Hoti tha se dyshojnë edhe për manipulime në konkurset e fundit në Fakultetin Juridikut.

Po ashtu, kryetari i Parlamentit të Studentëve theksoi se nëse vazhdojnë të mos plotësohen kushtet për studim me liberalizimin e vizave shumë studentë do të lëshojnë vendin.

Exit mobile version