Parlamenti i Malit të Zi miratoi rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicës.
Kuvendarët përmes një votimi kanë njohur gjenocidin serb të kryer ndaj myslimanëve të Bosnje dhe Hercegovinës.
“Mali i Zi pranon se gjenocidi ndodhi në tokën Evropiane pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u vranë mbi 8,000 civilë boshnjakë”, shkruan ndër të tjerash.
Ajo u ka bërë thirrje që të ndalohet mohimi publik i ekzistencës ose zvogëlimit të gjenocidit në Srebrenicë gjersa ka shpall 11 korrikun, si Ditën e Përkujtimit për Viktimat e Srebrenicës.
Qeveria malazeze gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha shteteve fqinje të vazhdojnë të sigurojnë drejtësi dhe mbështetje afatgjatë për të mbijetuarit e luftërave në ish-Jugosllavi. /Telegrafi/