Site icon Telegrafi

Parlamenti kubanes voton ndryshimet e Kushtetutës së 1976-ës

Asambleja Kombëtare kubane miratoi njëzëri, dje në mbrëmje vonë, në favor të një kushtetute të re duke i hapur rrugë kështu një referendumi.

“Të paktën 583 deputetë nga 602 votuan pro, ndërkohë që 19 parlamentarë munguan në votim”, njoftoi gazeta qeveritare Granma.

Kushtetuta e re, që do të zëvendësojë atë të vitit 1976, do t’i nënshtrohet referendumit të 24 shkurtit 2019.

Ndryshimet e mëdha në kushtetutën e re përfshijnë mospërmendjen e shoqërisë komuniste, megjithëse riafirmohet natyra socialiste e sistemit politik dhe roli udhëheqës i Partisë Komuniste, të drejtën e pronës private, rolin e tregjeve dhe rëndësinë e investimeve të huaja. /Telegrafi/

Exit mobile version