Telegrafi

Parlamenti izraelit miraton ligjin e ri, të gjithë ata që ndjekin njoftimet e Hamasit mund të përfundojnë në burg

Parlamenti i Izraelit (Knesset) ka miratuar mbrëmë amendamentin që kriminalizon shikimin e përmbajtjeve pro-Hamas, raporton agjencia turke Anadolu Agency.

Thuhet se deputetët votuan për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për luftën kundër terrorizmit, ku ndër tjera shikimi dhe përdorimi i “përmbajtjeve terroriste” është vepër penale, transmeton Telegrafi.

Amendamenti shënjestron lëvizjen palestineze Hamas dhe Shtetin Islamik (Daesh/ISIS) si organizata terroriste.

Dënimi maksimal për atë vepër penale është një vit burg. Thuhet se ligji është miratuar si masë e përkohshme për dy vjet, por Knesset mund ta zgjasë atë në fund të kësaj periudhe.

Amendamenti erdhi pasi Izraeli filloi sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, pas një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor. /Telegrafi/